Ralf Rangnick është njeriu i zgjedhur nga Gazidis për të ndërtuar mIlan-in e ri.
Ai ka qenë edhe arsyeja e shkarkimit të Boban-it, i cili ka thënë në intervistën të dhënë javën e kaluar për Gazzetta dello Sport se Gazidis vendosi t’i besonte Rangnick-ut pa pyetur as atë dhe as Maldini-n.
Boban, pas lamtumirës së tij, ka zbuluar edhe se Rangnick ka një marrëveshje me Milan-in që nga dhjetori i 2019-ës.
Një deklaratë kjo që është përgënjeshtruar nga trajneri gjerman, i cili punon aktualisht si ‘Head of sport and development soccer’ për grupin Red Bull.
“Kjo nuk është aspak e vërtetë”, kanë qenë fjalët e pakta të thëna nga Rangnick për portalin gjerman SPORT1.
Gjithsesi, ai ka mohuar të ketë arritur një marrëveshje me Milan-in dhjetorin e kaluar dhe jo se ka arritur një marrëveshje në vija të përgjithshme me kuqezinjtë.