Diferenca mes dy skuadrave ishte e qartë dhe Arsenal nuk e kishte të vështirë të mposhtte Milan në San Siro me rezultatin 2-0.
Është një rezultat i favorshëm për vizitorët e udhëtuar nga Londra teksa Milan nuk arriti asnjëherë të tregonte paraqitjen që e ka karakterizuar kohët e fundit.
Menjëherë Arsenal e nis lojën në sulm duke mbyllur Milan në gjysmëfushën e tij. Në minutën e 15’ vjen goli i parë i miqve me blerjen e re Henrikh Mkhitaryan i cili mposht Donnarumma me një goditje fantastike nga brenda zonës.
Milan mundohet të reagojë por bën shumë gabime në ndërtimin e aksioneve teksa duket qartë se mungon eksperienca në arenën ndërkombëtare.
Në fund të pjesës së parë Arsenal dyfishon rezultatin me anë të Aaron Ramsey. Pas pushimit Milan mundohet të bëjë diçka më tepër por e ka të pamundur të depërtojë në mbrojtjen e Arsenal, që çuditërisht duket tepër solide.
Në ndeshjet e tjera Borussia Dortmund ka pësuar një humbje surprizë nga RB Salzburg brenda në Signal Iduna Park.
Dy golat e Kosovarit Valon Berisha në pjesën e dytë vendosën fitoren historike të austriakëve në Gjermani.
Sidomos goli i dytë i Berishës ishte spektakolare dhe ia vlen për t’u parë nga të gjithë.
Schurrle ngushtoi diferencën teksa kishte edhe një orë lojë por ndeshja përfundoi me fitoren e miqve.
Atletico nuk e diskutoi fitoren ndaj Lokomotiv Moscow, ndërsa Lyon ka mundur CSKA Moscow në Rusi me golin e Marcelo./telesport/