Santiago Gimenez do të jetë sulmuesi i ri i Milanit. Kuqezinjtë kanë arritur akordin për firmën me futbollistin, teksa kanë bindur Feyenoordin në një marrëveshje të vlefshme prej 35 milionë Eurosh.
Saga e Gimenez ka zgjatur më shumë se sa pritej. Pavarësisht dëshirës së lojtarit, Milan nuk arriti të kapërcente pengesat financiare, por kjo nuk ka ndodhur këtë herë.
Klubi holandez do të mbajë gjithashtu një përqindje të rishitjes së tij në të ardhmen, që është bërë pjesë e marrëveshjes.
23-vjeçari pason në “San Siro” Alvaro Moratën, me spanjollin që do t’i bashkohet Gallatasaray.
Bisedimet intensive mes palëve u kurorëzuan me sukses, teksa meksikani do ketë mundësi për të treguar cilësitë ndaj Feyenoordin në raundin Play-Off të Champions League.
Mbërritja e sulmuesit do të shtojë alternativat për teknikun Konseisao, i cili synon të rikthejë Milanin kompetitiv për të hyrë në garë për titullin kampion në Serie A.