Pas largimit të Yacine Adli te Fiorentina, te Milan janë krijuar hapësira për transferime të reja në merkaton e verës. Kështu, kuqezinjtë kanë mbyllur bisedimet për transferimin e Silvano Vos nga Ajax, që do të mbërrijë këtë javë.

Dhe, në rast largimi të Bennacer, Milan do të tentojë të nënshkruajë me francezin Adrien Rabiot, ende pa ekip pas largimit nga Juventus. Ky i fundit do të ishte një blerje me koston zero për kuqezinjtë.

Vos, 19 vjeç, do t’i kushtojë Milan rreth 3 milionë euro plus bonuse dhe pritet që të premten të hidhen firmat. Për sa i përket Rabiot, problem mbetet rroga e lartë prej 7 milionë eurosh në sezon që ai kërkon.

Alternativa mbetet Manu Koné, të cilin kuqezinjtë nuk e kanë harruar kurrë. Nga Gjermania, ku dhe lojtari luan me Gladbach, kërkojnë të paktën 15 milionë euro për këtë transferim. por më parë duhet larguar Bennacer./telesport/