Shaka ose dëshmi e një marrëdhënie aspak optimal te kuqezinjtë? Dyshimi qëndron dhe do të mbetet edhe më shumë, pasi disa ish-shokë të Gonzalo Higuain te Milan nuk kanë hezituar aspak të përfitojnë nga hashtag “HiguainisBReady”, i krijuar nga tifozët kuqezi për tu tallur me ish-idhullin argjentinas, që sapo u transferua te Chelsea.

https://twitter.com/ChelseaFC/status/1088448015550029824?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1088448015550029824&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.gazetasheshi.com%2Fmilan-tallet-me-higuain-nuk-kishte-mase-me-te-madhe-se-xxl%2F

Kuqezinjtë nuk janë përmbajtur aspak së talluri me formën aspak optimal të futbollistit argjentinas, sikurse dëshmohet edhe nga tutat shumë të gjëra që sulmuesi ka veshur në seancat e para stërvitore me Blutë e Londrës.

E pranueshme ironia e tifozerisë kuqezi, por kur batutat mbërrijnë nga miqtë e tij, atëherë të shumta janë dyshimet, mbi atë që ka qenë atmosfera në dhomat e zhveshjes së “Djallit”.

Protagonistët kryesorë të kësaj çështje kanë qenë Suso dhe Jose Mauri, të cilët kanë theksuar rrumbullakësinë e ekzagjeruar të Pipita-s. “Nuk mund të kërkonte një masë më të madhe të pantallonave?”, shkruante Suso në spanjisht duke ftuar në diskutim edhe Matteo Musacchio, por ky i fundit nuk preferoi të bëhet pjesë e zbavitjes kolektive.

Në vend të tij ishte Mauri ai që u përfshi në tallje: “Kanë shpenzuar të gjithë buxhetin me blerjen e tij dhe nuk kanë një masë më të madhe se XXl”.