S i vlerësohet 0-0 me Lacion? Debati do të qëndrojë i hapur për 60 ditët në vijim, pra, deri në gjysmëfinalen e kthimit në Kupë. Tifozët janë të dyzuar në opinione, teksa edhe vetë Gatuzo ofron teza të ndryshme.

Në pritje për të marrë verdiktin nga akti i dytë i Kupës, në “Olimpico” kuqezinjtë treguan edhe një herë se janë shumë solidë, pavarësisht ndeshjes apo rivalit.

Historia tregon se për arritje të mëdha ka rëndësi më shumë të qenurit hermetik sesa golashënues i paepur. Milani aktualisht është në vend të katërt me pamje nga i treti dhe kjo falë golave, atyre të shmangur më shumë sesa atyre të shënuar.

POROSI – Muri kuqezi vështirë se shembet, madje edhe kur përballë ka profesionistë të golit. Dëmtimet i kanë ndryshuar shpesh pamjen prapavijës kuqezi dhe falë rreshtimeve të shumta, Gatuzo po korr frytet e një pune të nisur në nëntor të 2017-ës. 15 muaj, gjatë të cilëve Milani ka veshur “kostume” të ndryshme loje, duke zhvilluar në disa raste edhe ide interesante. Materiale të dobishme që janë grumbulluar me Gatuzon që ka konfirmuar edhe një herë në karrierën e tij të re se di të ndërtojë ekipe solide.

Romagnoli-Suso-Rodriguez-SpazioMilan-1000x600

Puna e teknikut 41 vjeçar ka pasur jo pak pengesa, sepse përveç dëmtimeve, shpesh skuadra vuante në mbrojtje duke bërë që gjërat të mos shkonin sipas planeve.

Që nga dhjetori i 2018-ës e tutje diçka shkrepi në mekanizmin e Milanit. Skuadra nisi të vendosë në praktikë porositë e zakonshme të Rinos, si në nivel repartesh ashtu edhe individësh, me të gjithë protagonistët që rritën vertikalisht nivelin e tyre dhe të “Djallit”.

VENDIMTAR – Romanjoli po dhuron gjithnjë e më shpesh paraqitje të frikshme, ndërsa Muzakio dhe Zapata janë alternuar pa problem në krah të kapitenit. Rodrigez është mbreti i minutazhit të organikës, kurse Kalabria po përjeton momentin më të mirë në karrierë. Në rast se ky i fundit ka probleme, Konti mund të konsiderohet më shumë se gati. I fundit në prapavijë, por sigurisht jo në nivel rëndësie, është Xhanluixhi Donaruma.

milan

Portieri ka qenë protagonist absolut i të paktën dhjetë ndërhyrjeve që u kanë shpëtuar rezultatet kuqezinjve, ndaj dhjetori dhe kjo nisje e 2019-ës kanë qenë më shumë se vendimtare për fatin e skuadrës së  Gatuzos.

Shifrat janë të gjitha nga ana e tyre. Nga 2 dhjetori, java e 14-të e Serisë A, Milani së bashku me Napolin janë ekipet që janë ndëshkuar më pak. Vetëm pesë gola të pësuar dhe shifra përbën rekord edhe nëse dilet nga Italia, sepse pas tyre është vetëm Barcelona, që më 6 gola të pësuar mundohet të mbajë ritmin.

Milan

PRIMAT – Nëse përqendrohemi vetëm te ky vit kalendarit, vlera e ecurisë kuqezi bëhet më e madhe. Milani vjen nga tetë rezultate pozitive radhazi, teksa mesatarja e golave të pësuar për ndeshje është më e mira në Europë, rekord ky që i përket vetëm “bandës” së Gatuzos. Tre gola në thuajse 1 mijë minuta, teksa nëse përfshijmë dhjetorin mesatarja shndërrohet në gjysmë goli për ndeshje, tjetër primat që kuqezinjtë ndajnë me Napolin.