Sandro Tonali mund të largohet nga Newcastle United në merkaton e verës, nëse klubi anglez nuk kualifikohet në Europë.
Lojtari i cili u shit nga Milani para një viti tani po konsideron largimin nga St James Park, nëse skuadra e tij nuk arrin të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane.
Milani po e ndjek me vëmendje situatën aktuale të lojtarit të kombëtares italiane dhe po mendon ta rikthejë në San Siro, aty ku ai ndihet si në shtëpinë e tij.