Edhe Milani po ndjek Edin Dzekon. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Maldini dhe Masara kanë renditur sulmuesin boshnjak të Romës si alternativë e mundshme për të marrë vendin e Zlatan Ibrahimovic, gjithmonë nëse suedezi vendos të ndërpresë bashkëpunimin me skuadrën kuqezi.
Por, edhe bindja e Dzekos për të ardhur në anën kuqezi të “San Siros” nuk do të jetë një punë e lehtë, nëse dështon pista “Jovic”.
Ish-sulmuesi i Manchester Cityt kërkohet edhe nga Juventusi me Interin, të cilët duan të përforcojnë repartin e ofensivës.