Asnjë lojtar i pezulluar pas dy ndeshjeve të para të çerekfinaleve të Kupës së Italisë, megjithatë ndëshkimet nuk kanë munguar për skuadrat që luajnë në këtë tur.

Komisioni i Disiplinës së Federatës Italiane, megjithatë, vendosi një gjobë prej 10 mijë eurosh ndaj Milanit “për përgjegjësi objektive, për vonesë të pajustifikueshme të fillimit të pjesës së dytë me afërsisht katër minuta; problematicë e përsëritur”.

Bolonja nga ana tjetër gjobitet me 1,500 euro “për shkak se mbështetësit e saj hodhën një gotë plastike në fushë në minutën e 40-të të pjesës së dytë”.