Milani ka marrë dje një humbje turpëruese në ndeshjen kundër Atalantës dhe një disfatë e tillë nuk pësohej që prej vitit 1998. Tifozët e skuadrës italiane nuk e përjetuan aspak mirë këtë rezultat, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lojtarët, madje një prej tyre ka zgjedhur të festojë.

Në rrjet po qarkullon një video e lojtarit të kuqezinjve, Rafael Leao, i cili pas këtij rezultati shihet në një pub duke tymosur dhe duke pirë alkol.

Kjo ka bërë që tifozët e klubit të sulmojnë futbollistin, pasi një veprim i tillë kurrësesi nuk mund të vinte në këtë moment.

Me këtë gjest, 20-vjeçari tregon më së miri arsyen përse Milani nuk po arrin të rikthehet, pasi nuk e nden aspak peshën e fanellës së klubit.

Megjithëse u soll me bujë nga Lille në fillim të sezonit, nëse kënaqësia më e madhe nga futbollit vjen vetëm prej parave të fituara në sezon, atëherë suksesi duket si një mision i pamundur./Sport Ekspres/