Milani duket se do të dhurojë një tjetër sezon larg pritshmërive, pavarësisht se merkatoja dhe investimet e shumta linin hapësirë për ëndrra shumë më të lavdishme sesa një vend i 11-të në kampionat dhe shtatë humbje në 18 javë të Serisë A. Nje pozicionim ky qe nuk ka kenaqur as tifozet e shumte te kesaj skuadre por veçanerisht, drejtuesit e klubit. Duke qenë se as 250 milionë euro nuk shërbyen për të ringritur kuqezinjtë, drejtuesit e Milanit duhet të bëjnë gati një listë prej pesë dëshirash drejtuar Babagjyshit të Vitit të Ri.
Kuptohet me shpresën se një ndihmë magjike mund të ndikojë në paraqitjet e lojtarëve të Gattusos apo kujtdo që do të jetë në krye të organikës së “Djallit”.
Dëshirat e kuqezinjve
1. Deri në fund të kampionatit të mos ndodhin më ndryshime moduli tani që ekipi kaloi në 4-3-3, edhe pse dikush nga “lart” sugjeron që skuadra të luajë me dy sulmues dhe një fantazist.
2. Përdorim sa më të shpeshtë të të njëjtit njëmbëdhjetësh titullar (gjithmonë duke shpresuar në sa më pak dëmtime dhe skualifikime).
3. Kushdo qoftë trajneri, Milani të zbresë në fushë me Donarumën, Bonuccin, Montolivon (ose Biglian kur të jetë në formë optimale), Bonaventurën dhe Suson, pa harruar njërin mes Andre Silvës dhe Cutrones.
4. Çfarëdo që të ndodhë, të mbrohet Gattuso. Deri në fund!
5. Kujdes ndaj deklaratave përpara mikrofonave apo kamerave të mediave.