Milani është mundur 1-3 në fushën e vet nga Fiorentina dhe tregon se gjërat nuk po shkojnë aspak mirë në kampin kuqezi.
Skuadra e Montelës ndëshkoi në minutën e 14-të Milanin, me Pulgar pas ekzekutimit të penalltisë.
Në pjesën e dytë Musakio u ndëshkua me të kuq dhe aty Fiorentina gjeti terren duke shënuar dy gola me Gastovilin dhe Riberi. Ndërkohë Kieza humbi penallti në minutën e 70-të.
Ndërkaq Leao shënoi golin e vetëm për skuadrën e Xhampaolo,s që nuk shërbeu veçse për statistikë.
Tani Fiorentina shkon në kuotën e 8 pikëve ne vendin e nëntë, ndërsa Milani zhytet në vendin e 16-të me gjashtë pikë, teksa kjo e sotmja ishte humbja e tretë radhazi.