Tashmë është bërë e ditur se Franka Lampard nuk i beson më Kepa Arrizabalagas dhe aftësive të tij, andaj dëshiron një zëvendësues për të.

Trajneri anglez ka kërkuar nga Chelsea që në këtë verë të transferojë portierin e Milanit, Gianluigi Donnaruman.

Rossonerët janë të gatshëm të shesin portierin italian, por vetëm nëse pranojnë rreth 50 milionë euro për kartonin e tij.

Sipas Daily Mail, Lampard i ka dhënë dritën e gjelbër klubit londinez që të kompletojë transferimin e Donnarummas, që po ashtu është i pakënaqur në San Siro.