Hutim, habi, sy të ngrysur… dhe kështu me radhë. Janë të shumta ndjesitë dhe gjestet që mund të ndjehen dhe bëhen mbi lajmin e lamtumirës së Paolo Maldinit dhe Ricky Massara nga Milani. Situatë e freskët e disa orëve më parë dhe për këtë arsye ende e vështirë për t’u tretur për kuqezinjtë.

Me “botën e kuqezinjve” nënkuptojmë tifozët, por edhe lojtarët. Përfshirë Rafael Leão, i cili postoi gjithë habinë e tij në Twitter, menjëherë pas konfirmimit të kthesës së madhe me drejtuesit. Ai zgjodhi një mënyrë origjinale për ta bërë këtë: pa tekst, pa marrë parasysh atë që ndodhi, vetëm një “emoji” plot habi.

Leão, i cili vjen nga dopieta e fundit ndaj Veronës, që i lejoi Milanit ta mbyllte kampionatin me fitore, është gjithashtu një nga ata që ka pasur kontakte të ngushta me Maldinin dhe Massara në javët e fundit. Rinovimi i kontratës së portugezit deri në vitin 2028 është një nga trashëgimitë e duetit ekzekutiv kuqezi para ndryshimit të drejtimit të kërkuar nga Gerry Cardinale.

Një duet që bëri të mundur “blindimin” e talentit portugez, gjithnjë e më shumë në radarin e klubeve të mëdha evropiane, por gjithnjë e më shumë pikëmbështetje e Milanit në të ardhmen. Ndryshe nga Maldini dhe Massara…/telesport/