Ditë shumë e rëndësishme për Milanin. Në Nion ka nisur audienca para trupit gjykues të UEFA-s, që do të marrë masa për klubin kuqezi.

Dhe rreziku është i madh në këtë moment, deri në përjashtim nga Kupat e Europës. Vendimi zyrtar do të merret brenda 72 orësh.

Në Nion Milani përfaqësohet nga administratori Marko Fasone, Valentina Montanari, avokati Roberto Kappeli, këshilltari dhe përgjegjësi i komunikimit Fabio Guadanjini, si dhe Umberto Lago, një nga ekspertët e “fair-play”-it financiar.

Në rast të përjashtimit nga Europa League, Milani do t’i drejtohet KAS-it në Lozanë, ashtu si Skënderbeu ynë, duke bërë apelim brenda 10 ditësh.

Për të bindur avokatët, Milani do të përdorë transparencën e llogarive bankare./vipsport/