Milan është rikthyer te fitorja, duke e mposhtur 0-2 Cagliarin në ndeshjen e javës së 19-të në Serie A.
Zlatan Ibrahimovic ka shënuar në ndeshen e dytë dhe të parën si titullar pas rikthimit të bujshëm tek Milani.
Rafael Leao në minutën e 46’, kaloi në avantazh 0-1 ‘Rossonerët’, ndërsa më pas 38-vjeçari me shumë zgjuarsi gjuan me të majtën në hyrje të zonës dhe mposht portierin kundërshtar.
Pas kësaj fitore, Milani pozicionohet në vendin e 8-të me 25 pikë të grumbulluara.
Në javën e ardhshme, Milan në ‘San Siro’ pret Udinesen.