Milani po kërkon blerës potencialë për gjashtë lojtarë duke përfshirë Divock Origin dhe Tommaso Pobegan, teksa po futemi në javët e fundit të afatit kalimtar veror.‘Rossonerët’ kanë qenë mjaft aktiv gjatë këtij afati kalimtar, duke transferuar Alvaro Moratan, Strahinja Pavlovic dhe Alex Jimenez.
Charles De Ketelaere edhe zyrtarisht u shit tek Atalanta, Rade Krunic u largua në drejtim të Fenerbahces ndërsa Daniel Maldini u largua si lojtar i lirë.
Drejtuesit e gjigantit italian po vazhdojnë punën për të transferuar mesfushorin e Monacos, Youssouf Fofana dhe sulmuesin e Romës, Tammy Abraham.
Corriere dello Sport ka detajuar se si Milani po kërkon blerës potencial për një numër lojtarësh që po konsideron tepricë, duke përfshirë Fode Ballo-Toure dhe Divock Origin.Në rast se Milani arrin që t’i shes të dy lojtarët, atëherë do të shpëtonin rreth 10 milionë euro në paga.
Klubi gjithashtu po kërkon një rrugëdalje për largimin e Yacine Adli dhe Ismael Bennacer, ndërsa vetëm për algjerianin deri më tani ka pasur oferta konkrete.Malick Thiaw po ashtu është në mesin e kandidatëve për t’u larguar, edhe në rast se interesimi i Newcastle United ftohet./Telegrafi/