Largimi i Alfonso Dejvis nga Bajern Mynih konsiderohet i sigurt në verë, e ku sjelljet problematike, lëndimet e rëndomta dhe paraqitje nën pritshmëri e kanë bindur bordin për të mos vijuar rezistencën ndaj pretendimeve të “raketës” kanadeze.
Maks Ebert, Kristof Frojnd dhe Jan-Kristian Dresen janë hedhur menjëherë në arrati, aty ku kanë “peshkuar” në letër emrin e Teo Hernandez. Ekipi i Milanit e vështron mbrojtësin e djathtë, si thelbësor, por borxhet e mëdha ekonomike kanë bërë që ata të mos gjejnë zgjidhje tjetër përpos largimit me kosto të kënaqshme.
Fillimisht u tha se drejtuesit e Milanit nuk pranonin asnjë bisedim pa zarfin me shifrën e 100 mln euro. Tashmë pretendimet kanë rënë në 70 mln euro.
Gjithsesi do të varen edhe përfitimet nga zhvendosja e Dejvis te “galaktikët”, nëse kampionëve të Gjermanisë do i mjaftojë çeku i Realit, apo do duhet të gërrmojnë disa miliona edhe në xhepat e tyre. Teo-Milan “divorcohen” me letra në 2026, ndërsa “Transfermarkt” e vlerëson 55 mln euro.
PANORAMASPORT.AL