Sergio Conceicao, nuk do të shkarkohet, të paktën për momentin. Eliminimi nga Feyenoord në Ligën e Kampioneve ka lënë një shije të hidhur te Milani, por drejtuesit nuk duan të nxitohen në vendime.
Teknikut portugez është i është komunikuar besimi nga pala drejtuese. Megjithatë Conceicao do të jetë në stol edhe për sezonin e ardhshëm, vetëm me një kusht. Kualifikimi në Ligën e Kampioneve është objektiv i padiskutueshëm.
Në rast se kjo nuk realizohet në fund të sezonit, shkarkimi do të jetë i pashmangshëm, ndonëse ka kontratë deri në vitin 2026.
Kuqezinjtë pritet të kenë një revolucion në verë, ku parashikohen lëvizje të shumta dhe nëse Champions-i nuk arrihet, ndryshimet do të prekin edhe stolin.