Futbollisti i mbërritur në transfertë të lirë, pas aventurës te Lazio, në fakt do të jetë nënshkrimi i tretë i kuqezinjve, të cilët ditët e fundit kanë zyrtarizuar fillimisht Marco Sportiellon, i ardhur nga Atalanta, edhe pas skadimit të kontratës së tij aty dhe Ruben Loftus. -Cheek, nga Chelsea, për 20 mln euro te pergjithshme bashke me bonuse.

Për argjentinasin e lindur në 2004, vizitat mjekesore te kryera me sukses dhe firma deri ne vitin 2027. Ai do te fitoje pak me shume se 1 mln euro.

Sakaq, po diten e sotme, ka hapa te rendesishem perpara mes Milan dhe Chelsea dhe nga Spanja (Relevo) e bejne te kryer akordin: per thuajse 22 mln euro bashke me bonuse.

Se shpejti pritet “tymi i bardhe” gjithashtu per amerikanin. Nderkohe, The Athletic shkruan se te Villareal ka shkuar nje oferte prej 25 mln euro bashke me bonuse per te siguruar Chukwueze, sulmuesin e talentuar te krahut te djathte qe lirohet me parametra zero ne veren e vitit 2024./telesport/