I konsideruar si transferimi i shekullit, Kristiano Ronaldo ka nisur të tregojë vlerat e tij edhe në kampionatin italian, aty në 10 javët e para është autor i 5 asisteve dhe 7 golave të shënuar.

Nuk kishte se si të niste më mirë aventura e tij në Itali dhe kjo ka bërë që te Juventusi të nisin të besojnë se ky ka qenë transferimi më i qëlluar. Për shërbimet e portugezit, u shpenzuan me miliona euro, por mesa duket çdo shpenzim i ka mbetur së shkuarës duke qenë se italianët po llogarisin fitimet që Ronaldo ka sjellë te Juventusi.

Praktikisht, Juventusi shpenzon 83 milionë euro në sezon për Ronaldon por që nga mbërritja e tij në Torino e deri më tani të gjitha parametrat e Juventusit kanë në rritje. Si fillim është imazhi që Juventusi ka përfituar, duke shtuar këtu edhe biletat e shitura të cilat janë në numrin më të lartë të viteve të fundit,.

“Tutto Sport”, në një raport të publikuar ditën e sotme, ka treguar se përfitimet e Juventusit nga Ronaldo, i kalojnë shpenzimet prej 83 milionë eurosh dhe kjo do të tregohet dhe në ditët në vijim./vipsport/