Vllaznia pas dy ditesh pushimi i eshte rikthyer diten e sotme serish stervitjes teksa ka zhvilluar edhe seancen e rradhes nen drejtimin e stafit te ri teknik. Auron Miloti eshte pare tashme ne fushe duke drejtuar skuadren ngaqe i eshte besuar atij drejtimi pas largimit te Joses.

Por nga ana tjeter, ajo qe ka bere pershtypje ne kete seance ka qene prania e Vioresin Sinanit serish ne fushen e stervitjes. Ndonese ne vete deklaraten e klubit eshte bere e ditur se ai do te merrte postin e drejtorit sportiv, ne fakt gjerat nuk kane ndryshuar shume.

Legjenda e golit shkodran dhe shqiptar do te vazhdoje te beje edhe detyren e zevendestrajnerit ne fushen e stervitjes nderkohe qe perpos kesaj do te kryeje edhe detyren e drejtorit sportiv.

Kuptohet qe pergjegjesia per te dy keta ish- sulmues te Vllaznise eshte shume e madhe dhe ata e dine kete gje se çfare pret Shkodra prej tyre. Per kete arsye, do te mundohen te bejne me te miren per ngjyrat kuqeblu. Bashkepunimi ne mes kesaj dysheje pritet te jete shume i forte dhe nese arrijne te bejne per vete edhe edhe lojtaret, padyshim qe suksesi nuk do mungoje./SHKODRA-SPORT.COM/