Italia hedh hapa përpara sa i përket dekretit të aprovuar për likuiditetin sportiv, pra të ashtuquajturin “fond ndihmese” në këtë situatë kaotike të krijuar për shkak të koronavirusit.

Ministri i Sportit, Spadafora, sot në mbrëmje ka firmosur dekretin që do të ndihmojë sportin në Itali, që ka pësuar një goditje të rëndë financiare dhe ekonomike!

Në fakt, bëhet fjalë për një fond që prek 100 mln eurot në ndihmë të sportit. Një shifër e cila do të garantojë vijimin e aktivitetit për shumë sporte dhe për shumë klube apo shoqëri që janë pjesëmarrëse në garë.

Tashmë do të caktohet dhe mënyra se si do të ndahet në kategorite e ndryshme, edhe pse futbollit do t’I shërbejë pjesa më e madhe./telesport/