Ministri i Shëndetësisë në Bullgari, ka dhënë lajmin e madh, në lidhje me rikthimin e tifozëve në stadiume.
Para mediave. Kostandiv Angelov, është shprehur se do të lejohen tifozë në stadiume, në 30% të kapacitetit.
“Tifozët do të jenë në gjendje të rikthen në 30% të stadiumit, por jo më shumë se 1000 persona për sektor. Tifozët duhet të respektojnë distancën fizike dhe të mbajnë maska”, tha Angelov.
Në këtë situatë, në derbin mes Levskit dhe CSKA Sofje do të jenë në stadium rreth 4 mijë tifozë.