Pas humbjes në derbi ishte ankuar publikisht për Milanin e tij. Mateo Salvini nuk heq dorë dhe me ironinë e tij godet përsëri skuadrën e zemrës.

Një postimi të klubit në “Instagram” në lidhje me biletat për takimin Milan-Juve, ministri i Brendshëm italian i është përgjigjur:

“Meqë po planifikoni, a mund të dimë nëse nga ana e Milanit parashikohet të paktën një goditje në portë për çdo pjesë loje?”

Reagimi i politikanit, milanist i thekur, ka ngjallur buzëqeshjen e tifozëve, teksa nuk dihet si e ka pritur Gatuzo dhe lojtarët.