Ministrja e Financave, Anila Denaj ka folur në emisionin “Open” për kërkesat që Liga Profesioniste I ka bërë qeverisë, teksa sipas saj këto kërkesa janë të paplotësueshme.
Sipas Denajt 2 vite pa taksa janë një bonus I mirë, teksa kërkesa për 10 vite mospagesë taksash është e pamundur.
“Disa nga kërkesat e futbollit janë të parealizueshme. I kemi bërë futbollit një favor të madh, I kemi dhënë 2 vite pa taksa, kërkojnë 10 vite në zonën grip por kjo është e pamundur.
Futbollin në Shqipëri nuk e sponsorizon asnjë kompani”, tha Denaj mes të tjerash duke shuar shpresat e Ligës, që na ana e vet ka bojkotuar nisjen e sezonit të ri./newsport/