Arsid Kruja, mesfushori shkodran e ka sezonin e tij të dytë në radhët e skuadrës së Teutës.
Kruja u bë pjesë e durrsakëve pas eksperiencës me Vllazninë, por edhe Skënderbeun e Laçin apo dhe Flamurtari.
Mirëpo, në javët e fundit hapësirat për mesfushorin 25-vjeçar shkodran kanë qenë të pakta, madje në ndeshjen e fundit të zhvilluar me Luftëtarin në “Niko Dovana”, ai nuk ka qenë as i përfshirë në 18-she.
Kruja tashmë është në kulmin e karrierës dhe synon që të luajë sa më shumë duke qenë se është edhe në formën e duhur.
Nga sa bëhet e ditur, mesfushori po mendon që të shikojë një mundësi tjetër në merkaton e janarit, me shumë gjasa në ndonjë ekip të Superiores për të vijuar karrierën./vipsport/