Ekipi i Panthers Shkodra ka siguruar zhvillimin e një ndeshje miqësore luksi. Kështu, ata ditën e mërkurë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë për të luajtur më pas ditën e enjte ndaj ekipit gjerman të SSV Leverkusen Alkenrath.
Kjo ndeshje do të luhet pikërisht ditën e enjte, në orën 18:30, në qytetin e Leverkusenit. Në fakt, ka qenë pikërisht presidenti i Panthers Shkodra, Ergi Axhani, që ka siguruar zhvillimin e kësaj miqësore luksi.
Ekipi shkodran ka konfirmuar synimet e saj vit pas viti me pjesëmarrjen në kampionatin e “Sunday League”, ku padyshim që çdo vit e ka nisur si pretendent sezonin, duke pasur në përbërje të saj madje edhe futbollistë të talentuar dhe me emër të futbollit shkodran.
Padyshim që, kjo do të jetë një eksperiencë shumë e bukur për futbollistët shkodranë, por edhe drejtuesit e Panthers Shkodra, sepse kemi të bëjmë me një ekip të një klubi të njohur të Gjermanisë në futbollin amator, pikërisht SSV Leverkusen Alkenrath. Panthers Shkodra konsiderohet një nga ekipet më të mira aktualisht të kampionatit të “Sunday League” vit pas viti në sezonet futbollistike.
Maringlen ZHIVANI