Vllaznia ne futboll per femra po i jep doren e fundit pergatitjeve per ndeshjet e “UEFA Women Champions League” dhe krahas procesit stervitor, ajo po mendon edhe per zhvillimin e ndonje ndeshje miqesore dhe ne fakt e ka siguruar nje te tille.

Per me teper do te jete nje ndeshje e cila do te jete nje test i vertete kontrolli per te. Kjo ngaqe kampionia e Shqiperise do te ndeshet me skuadren kampione te Kosoves, Ep Com Hajvalia.

Drejtuesit e te dy ekipeve kane rene dakord qe kjo ndeshje te luhet te merkuren qe vjen ne Prishtine. Vllaznia do te udhetoje enkas nga Shkodra per kete sfide dhe ne fakt, pavaresisht rruges, e pret me shume kenaqesi sepse do te jete nje perballje e vertete ku ajo do te testoje veten pak dite para sfides europiane.

Ne fakt edhe ekipi kosovar Ep Com Hajvalia po behet gati per sfidat e Champions League qe do te zhvilloje me datat 18 dhe 21 gusht ne Hollande dhe perballja me Vllaznine edhe per te do jete nje test serioz.

Shanset me te medha per kualifikim ne fakt i ka Vllaznia ngaqe do te kete nje ndeshje te vetme per te luajtur me 21 gusht ndaj fitueses se çiftit Breznica (Mali i Zi)- Spartak Myjava (Sllovaki). Por gjithsesi, trajneri Leke ne miqesoren e se merkures do te shohe konkretisht nga afer gjendjen reale te ekipit dhe per me teper edhe pas ardhjes se disa lojtareve nga merkatoja./SHKODRA-SPORT.COM/