Teuta prej më shumë se 5 ditësh po vazhdon përgatitjet në Pukë. Ekipi vazhdon me nga dy seanca stërvitore në ditë në mënyrë që lojtarët të fitojnë sa më shpejt formë e tyre.

Durrsakët gjatë qëndrimit 2 javor në Pukë do të zhvillojnë edhe ndeshje miqësore. Te paren e zhvilluan para tre ditesh ndaj Vllaznia U21 te cilen e humben me rezultatin 2-3, ndersa te dyten do ta luajne pasditen e sotme.

Në orën 18:00 do të sfidojnë FK Otrant e Malit të Zi, duel që do të luhet në “Ismail Xhemajli”. Kjo sfidë do t’i shërbejë Edi Martinit të shikojë më mirë gjendjen e futbollistëve që ka në dispozicion. Perballe ekipit te tij do te jene ulqinaket e Otrant qe siç dihet ne kete sezon do te luajne ne Superligen e Malit te Zi.

Nderkohe javen e ardhshme ekipi durrsak do te lere Puken per t’u rikthyer ne Durres dhe gjate kthimit, pritet te kete nje ndalese ne Shkoder, per te luajtur edhe nje tjeter miqesore, kete here ndaj Vllaznise.