Një ndeshje mjaft interesante dhe njëkohësisht shumë domethënëse është organizuar ditën e djeshme në Gjermani. Një ndeshje në kujtim të ish- futbollistit të Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare Zamir Shpuza, i ndarë nga jeta disa muaj më parë në mënyrë krejt të papritur. Ajo është zhvilluar në Dudenhofen dhe në të kanë marrë pjesë kolegë të Zamirit, shqiptarë dhe të huaj. Bashkë me to kanë luajtur edhe dy djemtë e tij, Klinti dhe Kili, madje ato kanë qenë edhe autorë golash. Por më shumë sesa rezultati i kësaj miqësoreje, rëndësi ka kujtimi që i është bërë Tutos.
Kanë marrë pjesë në këtë ndeshje, ish- futbollistët e Vllaznisë, Aziz dhe Bujar Gruda, Çlirim Basha, Agron Lika, Edmir Bilali etj. Në njërën anë ka qenë pikërisht ekipi i formuar prej tyre, në të cilin kanë bërë pjesë edhe dy djemtë e Zamirit por interesant ishte fakti se të gjithë futbollistët e këtij ekipi kanë mbajtur të veshur në trup fanellën me numrin 5 dhe të shkruar në to Shpuza.
Një ide mjaft e gjetur e organizatorëve por nga ana tjetër duhet pranuar se edhe pjesa tjerë e futbollistëve gjermanë dhe jo vetëm që ka luajtur në këtë miqësore, ka kujtuar me shumë respekt këtë figurë të njohur jo vetëm në Shqipëri duke qenë një nga lojtarët e shquar të Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare por edhe në Gjermani ku ka luajtur me sukses për disa vite me rradhë. Ne fund te miqesores se djeshme, te gjithe futbollistet qe kane luajtur ne te, kane ledhur firmen e tyre ne nje fanelle me numrin 5 dhe ia kane dhuruar ne fund djemve dhe bashkeshortes se Zamirit. Per t’i thene atyre se ai nuk i mungon vetem familjes se tij. I mungon edhe atyre, madje shume sepse Tutoja ka qene i te gjitheve. Gjesti i tyre eshte vertete shume domethenes dhe ia vlen te evidentohet.
© shkodrasport.com