Vllaznia është treguar aktive në merkato teksa edhe dje ka prezantuar afrimin e radhës, sulmuesin brazilian Victor Da Silva. Drejuesit në Shkodër janë duke menduar për një fazë përgatitore larg kryeqendrës së veriut.
Me shumë mundësi, për afro dy javë ekipi I drejtuar nga gjermani Brdaric do zhvendoset në Korçë, kjo edhe për të përfituar nga klima e freskët në juglindje.
Shkodranët kanë projektuar edhe një test miqësor në mesin e javës që vjen. Pas humbjes minumale 1-0 me Teutën, kuqeblutë do të testojnë veten me Kastriotin, ekipin që sezonin që vjen do të luaj në Superligë.
Priten afrime të tjera në Shkodër, ndërsa vijojnë rinovimet me lojtarët që mbyllën sezonin./newsport/