Miqesorja e planifikuar per diten e sotme ne mes Vllaznia U19 dhe Vllaznia U17 eshte luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte fituar nga ekipi i me te rriturve me rezultatin 2-0.
Nje ndeshje qe eshte zhvilluar nen vemendjen e gjithe stafit te ekipit te pare me ne krye Mirsad Jonuz dhe ndihmesit e tij Safet Osja dhe Ideal Lekiqi. Ata kane qene gjate gjithe kohen te shoqeruar nga drejtori i Akademise Alban Neziri dhe gjate 90 minutave nuk kane munguar kontaktet dhe bisedat mes tyre.
Nuk ka munguar ne kete ndeshje as trajneri i ekipit Vllaznia B Altin Xhahysa apo dhe shume specialiste te tjere te futbollit, ashtu si# nuk kane munguar as tifozet e shumte qe kishim ardhur per te ndjekur kete ndeshje.
Organizimi i kesaj miqesoreje pikerisht per kete arsye eshte bere pasi tashme trajneri Jonuz ka nisur te krijoje nje ide per elementet me te mire te Akademise qe shume shpejt mund te ofrohen tek ekipi i pare.
Sa i takon ndeshjes, Vllaznia U19 ka fituar 2-0 fale dy golave te shenuar nga nje per secilen pjese loje. Ne te paren ka qene sulmuesi Angjelo Radovani qe ka derguar topin ne rrjete ndersa ne te dyten goli ka patur per autor mesfushorin Arsen Elbasani.
Megjithate duhet thene se edhe ekipi U17 ka bere nje performance shume te mire. Nje miqesore qe ne fakt ia arriti qellimit. Futbollitet u munduan te tregojne vlerat e tyre me te mira, tifozet u kenaqen dhe tashme mbetet per te mesuar nese stafi i ekipit te pare ka mbetur i kenaqur apo jo.
www.shkodrasport.com