Ditelindja e 104-te te Vllaznise eshte shoqeruae diten e sotme me nje ndeshje miqesore veteranesh, ne mes atyre te Vllaznise dhe Ferizajt e cila eshte zhvilluar ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Takimi ka nisur me nje ceremoni te thjeshte ku presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi dhe nenkryetari i Bashkise Shkoder Ardit Qylybyli si dhe kryetari i ekipit te veteraneve te Ferizajt Besim Çerkini kane shkembyer dhuratat e zakonshme per ndeshje te tilla. Me pas ne fushe ka nisur ndeshja e cila eshte ndjekur me interes nga nje numer i konsiderueshem tifozesh shkodrane. Dhe ne fakt per ta ka qene kenaqesi e madhe te shikonin ne fushen e lojes serish emra te tille si Hysen Zmijani, Armando Cungu, Safet Osja, Altin Xhahysa, Auron Miloti, Amarildo Belisha, Gilman Lika etj.

Ne fund kane qene shkodranet ata qe kane fituar me rezultatin 6-5, pas nje rivaliteti te forte ne fushen e lojes. Per Vllaznine kane shenuar Auron Miloti, Gilman Lika 2 gola, Armando Cungu, Ari Djepaxhia dhe Safet Osja. Nderkohe qe per ekipin e Ferizajt golat jane shenuar nga Genc Hyseni, Mervan Hoxha, Burim Shabani 2 gola dhe Altin Xhahysa.

Ky i fundit ne fakt ka qene nje nga protagonistet kryesore te kesaj ndeshje sepse ne pjesen e pare luajti me ekipin e veteraneve te Vllaznise, ndersa ne te dyten me ate te Ferizajt, ekip me te cilin ka luajtur me pare ne karrieren e tij.

Megjithate me shume sesa rezultati i kesaj miqesoreje, sigurisht qe rendesi kishte qellimi per te cilin u zhvillua kjo ndeshje dhe rritja e metejshme e bashkepunimit ne mes ketyre veteraneve, teksa shume shpejt ato te Shkodres do te udhetojne drejt Kosoves per t’u kthyer viziten kolegeve te tyre te Ferizajt.

Pas ndeshjes nderkohe per pjesmarresit e ketij aktiviteti, Bashkia Shkoder ka shtruar nje darke festive. Po ashtu edhe kompania B52 ka qene nje nga sponsorizueset e kesaj darke./SHKODRA-SPORT.COM/