Pas zyrtarizimit të miqësoreve me Bosnje Hercegovinën në Zenicë, trajneri i kombëtares shqiptare U-17, Elvin Beqiri ka zbuluar edhe listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion.
Kuqezinjtë e vegjël do të grumbullohen në qytetin e Shkodrës ku do të zhvillojnë dhe seancat stërvitore.
Për këto dy përballje të 17 vjeçarëve kuqezi, që do të luhen në 13 dhe 15 Gusht në Zenice Training Center, Qëndra Stërvitore e Federatës Boshnjake të Futbollit, trajneri Beqiri ka grumbulluar 20 lojtarë, 9 prej të cilëve nga ekipet shqiptare.
Tre nga ato jane shkodrane dhe behet fjale per dy futbollistet e Akademise Vllaznia, Arlind Qerpiku dhe Enes Papaj si dhe per mbrojtesin e KF Shkodra Marçelino Preka.
Ata do të vëzhgohen me kujdes në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të muajit nëntor që do të zhvillohen në Portugali, ku rival përveç vëndasve janë dhe Ukraina me Gjeorgjinë.
Lista e lojtarëve të grumbulluar: