Vllaznia ka udhëtuar drejt Bosnje-Hercegovinës për të zhvilluar fazën përgatitore për Conferece League. Kuqeblutë deri më tani kanë zhvilluar plotë dy miqësore gjatë kësaj faze jashtë Shqipërisë.
Shkodranët kanë arritur të korrin një fitore ndaj HNK Medjugore në miqesoren e parë me shifrat 4-0. Kurse në të dytën ata u ndalën nga skuadra e superiores së Bosnjes, HSK Posusje me shifrat 1-1.
Vllaznia siç kishte paralajmëruar edhe do të zhvillojë edhe testin e 3-të miqësorë në Bosnje. Skuadra e drejtuar nga Migen Memelli do të përballet ndaj skuadrës tjetër të superiores, Igman Konjic.
Ka qenë vetë klubi që ka shpalluar axhëendën e ndeshjes ditën e sotme nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtar, Instagram. Kuqeblutë do luajnë të dielën e 2 korrikut në orën 18:00 në qytetin e Medjugore ku po zhvillojnë edhe fazën përgatitore.
Kjo do të jetë prova e fundit për Memellin në Bosnje për të krijuar një ide për 11-shen që do të hedh në fushë më 13 korrik. Në këtë datë Vllaznia do të përballet me Linfield në Iralandën e Veriut për turin e parë të kualifikueseve./newsport/