Kombëtarja shqiptare e moshës U-15, ka barazuar ditën e sotme 1-1, në miqësoren ndaj Kosovës, të po kësaj moshe.

Takimi i luajtur në orën 16:00 në “Elbasan Arena”, ka qenë i ekuilibruar, ndërsa pjesët ishin të dyja nga 35 minuta.

E para u mbyll 0-0 pa gola, ndërsa me fillimin e të dytës Shqipëria gjeti golin me një penallti nga Sulaj në minutën e 46-të.

Ndërkaq pak minuta më vonë për Kosovën U-15 ka barazuar Tahiri, i cili në minutën e 61-të ka qenë i saktë në finalizim. E gjithë ndeshja përfundon me barazimin e pjesës së dytë 1:1.

Kjo ndeshje miqësore do të pasohet edhe me një përballje tjetër, e cila do të zhvillohet në datën 5 maj në qytetin e Shkodrës,  në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës në orën 12:00.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Marku, Toska, Preka, Mataj, Pengu, Mezani, Koduzi, Celaj, Qehaja, Sulaj, Xhafa (c).