Skuadra shkodrane e shfrytezoi pauzen e nderperjes se kampionatit dhe zhvilloi nje ndeshje miqesore ne Lezhe ndaj Beselidhjes, por ky takim nxorri ne pah nje problem per kuqeblute.
Ne kete miqesore, nuk kane luajtur per asnje minute me Vllaznine tre titullare te saj. Behet fjale per mbrojtesin maqedonas Filip Gligorov dhe mesfushoret Ardit Krymi e brezilianin Emerson.
Nga sa eshte bere e ditur, te tre keta futbolliste kane shfaqur shqetesime ditet e fundit ne stervitje dhe per kete arsye nuk eshte rrezikuar me aktivizimin e tyre.
Madje, stafi mjekesor po punon intensivisht me keta lojtare ne menyre qe t’i beje gati per mesjaven e ardhshme, periudhe kur pritet te luhen ndeshjet e shtyra te javes se 14-te te Kategorise Superiore.
Siç dihet, Vllaznia do te luaje nje ndeshje te veshtire ne Gjirokaster ndaj Luftetarit dhe mungesa edhe e ketyre lojtareve do te sillte jo pak probleme per stafin teknik kur siç duket e sigurte eshte edhe mungesa e brazilianit Hygor qe vazhdon te jete ne Brazil.
www.shkodrasport.com