
Vllaznia pritet të luajë nesër një miqësore në kryeqytetin malazez, Podgoricë, kundër Çelikut të Nikshiqit. Kjo skuadër pozicionohet e dyta në Superligën vendëse dhe ndeshja pritet të jetë një barometër i vërtetë për shkodranët. Dy ditë më parë kuqeblutë fituan testin me Adën e Kategorisë së Parë në shifrat 4-2. Ndërkohë, edhe në miqësoret e tjera, shkodranët nuk kanë zhgënjyer për sa i përket rezultatit, teksa kujtojmë këtu ndeshjen ndaj Tërbunit, që u fitua 4-2. Megjithatë, në këtë periudhë testimesh, për trajnerin Canaj më shumë rëndësi ka gjendja e futbollistëve. Testi ndaj Çelikut qe do te luhet ne oren 11.00 ne kompleksin e ekipeve kombetare malazeze ne Podgorice, do të jetë vendimtar edhe për lojtarët serbë në provë apo dhe të tjerë futbollistë që mund të provohen në këtë miqësore. Ja lista e plotë e ekipit që do të udhëtojë nesër drejt Podgoricës:
1.Miroslav Vujadinoviç/ 2. Erind Selimaj/ 3.Ervis Kraja/ 4. Elvin Beqiri/ 5. Arsen Sykaj/ 6. Olsi Gocaj/ 7. Mateo Zefi/ 8.Alis Baci/ 9.Ervin Rexha/ 10.Antonio Marku/ 11.Boshko Dopulj/ 12.Amarildo Belisha/ 13.Alsid Tafili/ 14.Florind Bardulla/ 15.Arsid Kruja/ 16.Ndriçim Shtubina/ 17.Arsen Hajdari/ 18.Stivi Vecaj/ 19.Amir Tafa/ 20.Sasha Paunoviç /21.Tomislav Bushiç/ 22.Arenc Dibra/ 23. Stivi Shaba.
© shkodrasport.com