Vllaznia ia doli të fitojë 1-0 dje ndaj Tërbunit, në ndeshjen miqësore të luajtur në Shkodër. Shkodranët triumfuan falë golit të Liridon Latifit, me anë të një penallie.
Trajneri i ekipit të Kategorisë Superiore, Thomas Brdariç ka marrë lajmin e keq, pasi janë dëmtuar 2 lojtarë. Bëhet fjalë për Erdenis Gurishta dhe Aburrahman Fangaj.
Gjithsesi, sipas asaj që thuhet, nuk ka diçka serioze. Te Vllaznia shpresojnë që të gjithë futbollistët të jenë në dispozicion për sezonin e ri futbollistik në Shqipëri që nis me 11 shtator.
Por vete lojtaret duan qe te jene te gatshem edhe per sfiden finale te Superkupes javen e ardhshme ndaj Teutes dhe per kete arsye, do te bejne cmos te rikuperohen sepse duan te jene te gatshem per stafin teknik.