Sulmuesi gjerman i Vllaznisë, Kristofer Mandiangu, ka qenë i pafat gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Teutës. Në minutën e 21-të lojtari pësoi një tërheqje muskulore në këmbën e djathtë dhe menjëherë kërkoi ndërrim.
Sulmuesi i krahut nga Kongoja, por me pasaportë gjermane, ka ardhur në Shkodër vetëm një muaj më parë dhe me cilësitë që ka, drejtuesit dhe trajneri Brdariç presin shumë.
Ndërkohë, ashtu si në testin e kaluar ndaj Pogradecit, edhe dje me Teutën munguan gjithashtu mesfushorët me tipare sulmuese Ardit Hoxhaj dhe Eugenio Sidorenko.
Të dy lojtarët nuk kanë kaluar ende dëmtimet e pësuara, por gjithsesi pritet të jenë në dispozicion të stafit në javën e ardhshme.