Në miqësoren e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e Lezhës në mes Besëlidhjes dhe Vllaznisë, nuk kanë munguar edhe problematikat të cilat deri diku ia prishën bukurinë asaj.
Lezhjanët kanë luajtur përgjithësisht rëndë gjatë këtij takimi dhe padyshim që kjo gjë i nervozoi futbollistët dhe stafin e Vllaznisë.
Në një moment, pikërisht në fundin e pjesës së parë, ka patur një përballje në mes Krujës së Vllaznisë dhe Kamara të Besëlidhjes.
Mesfushori shkodran kishte topin në zotërim dhe ndërkohë lojtari afrikan i lezhjanëve përveçse i ka ndërhyrë rëndë, edhe e ka goditur.
Kjo e ka zemëruar Krujën që ia ka kthyer me të njëjtën monedhë duke e shtyrë e goditur edhe ai. Ka ndërhyrë menjëherë arbitri Hamiti që u ka treguar kartonin e kuq të dy lojtarëve.
Për të mos prishur miqësoren, dy lojtarët e larguar nga fusha me të kuqe, janë zëvendësuar nga Palushani dhe Balaj, megjithatë incidenti mes dy lojtarëve nuk la shije të mirë.
© shkodrasport.com