Apolonia ka triumfuar në miqësoren ndaj Egnatias të zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier me rezultatin 2-0.

18-vjeçari i fierakëve, Erald Maksuti u bë protagonisti absolut i sfidës duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij me një dopietë që vulosi fatet e sfidës, me dy golat që u shënuan në pjesën e parë.

Mbyllet kështu me fitoren e Apolonisë ky test miqësor që i shërbeu skuadrave në testimin e grupit të lojtarëve që kanë në dispozicion përpara fillimit të sezonit.