Vllaznia e femrave e ka fituar me rezultatin 3-0 ndeshjen miqesore ndaj KFV Prishtina, e cila eshte luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Protagonistja kryesore e ketij sulmuesi ka qene sulmuesja Klaudia Borci e cila i ka shenuar te tre golat e kesaj miqesoreje.
Takimi eshte shoqeruar nga nje dominim i vajzave kuqeblu, megjithate edhe miket treguan shume deshire ne fushen e lojes duke bere nje paraqitje te mire. Gjithsesi diferenca ne mes dy ekipeve ka qene prezente ne fushen e lojes.
Eksperienca me e madhe e futbollisteve te Vllaznise ka bere te veten dhe si rrjedhoje ka patur me shume raste, por vetem tre prej tyre jane konkretizuar me golat e shenuar nga sulmuesja Klaudia Borci.
Ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren e paster 3-0 te ekipit shkodran i cili njekohesisht mbyll edhe serine e ndeshjeve miqesore ne prag te startit te fazes se dyte te kampionatit me nje bilanc prej dy fitoresh dhe nje barazimi./www.shkodrasport.com/