Vllaznia e femrave ka fituar me rezultatin e thelle 7-0 ne ndeshjen miqesore ndaj Buduçnost, e cila eshte luajtur pasditen e djeshme ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres. Nje 90 minutesh i dominuar ne te gjitha drejtimet nga kampionet e Shqiperise te cilat treguan vlerat e tyre.
Ato kane patur perballe nje skuader si Buduçnost e cila kohet e fundit ka bere investime sepse deshiron te jete pretendente per fitimin e titullit kampion ne Mal te Zi, megjithate ndeshja e djeshme tregoi se Vllaznia eshte shume me lart dhe jo me kot pretendon edhe kalimin e turit ne “UEFA Women’s Champions League”.
Goli i pare i kesaj miqesoreje eshte shenuar nga mbrojtesja Arbiona Bajraktari, ndersa me pas ne skene ka dale sulmuesja amerikane Raeanne Jeanette Jones e cila ne kete takim miqesor ka shenuar plot 3 gola duke shfaqur cilesi shume te mira ne lojen e saj.
Nderkohe golat e tjere mbajne firmen e Sanera Marie Ahamadi, Megi Doçit dhe i fundit ka per autore futbollisten tjeter amerikane Hannah Elizabeth Reynold e cila ne kete menyre ka kompletuar edhe fitoren e thelle me shifrat 7-0 ne favorin e Vllaznise.
Skuadra shkodrane pritet te luaje edhe nje tjeter miqesore kete mesjave, kete here ndaj kampiones kosovare Mitrovica duke vijuar ne kete menyre pergatitjet per ndeshjet europiane qe do t’i luaje ne fillim te muajit shtator ne Gjeorgji./www.shkodrasport.com/