Vllaznia do te luaje sot ne ora 18:00 ndaj Buduçnostit te paren ndeshje miqesore ne kuadrin e pergatitjeve per ndeshjet europiane. Kjo sfide eshte programuar per t’u luajtur ne stadiumin ‘Loro Boriçi’ te Shkodres.
Nje 90 minutesh qe do t’i sherbeje jo pak stafit teknik te ekipit shkodran per te pare gjendjen e lojtareve, por edhe adaptimin e atyre qe sapo kane ardhur me pjesen tjeter qe kane qene pjese e skuadres edhe sezonin e kaluar.
Megjithate ne miqesoren e sotme kuqeblute nuk do te jene te plote sepse me ekipin nuk jane bashkuar ende futbollistet Stojanoviç, Bajrami, Andrey Yago dhe Alivoda. Trajneri Brdariç gjithsesi do te kete mundesine te shohe ne fushe tre blerjet e tjera te Vllaznise.
Behet fjale per Amir Kahrimanoviç, Ardit Deliun dhe Klinti Qato. Gjithsesi do te jete nje miqesore e bukur per t’u shijuar dhe me shume siguri tifozet shkodrane do te jene te pranishem ne stadium pasditen e sotme pavaresisht ndeshjeve te Europianit qe kane marre tashme te gjithe vemendjen./www.shkodrasport.com/