Perpos te rriturve te seciles kategori, edhe ekipet e moshave te te gjithe vendit jane ne pritje te nisjes se kampionateve duke shpresuar qe kjo situate te mos zgjase me shume.

Ne pritje te ndeshjeve zyrtare, shume prej ekipeve jane duke zhvilluar ndeshje miqesore gjate kesaj periudhe dhe keshtu po veprojne edhe dy ekipet e 19 vjeçareve te Vllaznise dhe KF Shkodres.

Pas ndeshjeve qe kane zhvilluar me ekipet e tjera, ato jane ndeshur pasditen e sotme edhe me njeri- tjetrin. Miqesorja eshte luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe eshte fituar nga Vllaznia U19 me rezultatin 2-0.

Golin e pare te kesaj ndeshje e ka shenuar mbrojtesi Paloka ndersa te dytin mesfushori Muliu. Ka qene nje sfide interesante dhe me siguri qe mes ketyre dy ekipeve do te kete edhe perballje te tjera miqesore, perpos sfidave te vlefshme per kampionat sepse siç dihet, sivjet edhe KF Shkodra U19 ka fituar te drejten te luaje ne kategorine Superiore perpos Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/