Mbremjen e sotme me vetem votat e keshilltareve te majte eshte miratuar buxheti i Bashkise Shkoder per vitin 2025. Kuptohet qe me syte nga kjo mbledhja kane qene edhe sportistet dhe trajneret te cilet sigurisht qe presin me shume vemendje dhe me shume financime nga ky institucion.
Gazeta “Shkodra Sport” meson se ne fakt buxheti per vitin qe do vije, nuk do te kete asnje ndryshim nga buxheti i ketij viti qe po leme pas. E kemi fjalen per buxhetin qe do te shkoje per shoqatat sportive. Bashkia Shkoder do te vazhdoje t’i financoje 15 disiplinat sportive, 23 ekipet sportive qe drejtohen nga 16 shoqata sportive dhe jane 454 sportistë që frekuentojne sportet dhe përfaqesojnë Vllazninë në kampionatet kombetare dhe veprimtari nderkombëtare.
Fondi ne dispozicion per to do te jete serish 440 milione leke te vjetra, po aq sa edhe kete vit dhe me shume siguri edhe ndarja sipas shoqatave e disiplinave do te jete e njejte. Financimi do te jete serish permes projektit “Reload”. Programi aktual mbaron me 31 dhjetor dhe ne ditet e para te janarit pritet te hapet thirrja e re publike per financimin e shoqatave sportive per vitin ne vijim, dhe financimi i sporteve do te behet sipas objektivave dhe rezultateve.
Ne fakt, vertete shuma e financimit te shoqatave sportive nga ana e Bashkise nuk do te ndryshoje dhe do te jete serish 440 milione leke te vjetra edhe per vitin 2025, por institucioni i pushtetit lokal ne total do ta shtoje fondin per sportin sepse Shkodra siç dihet ka fituar te drejten per te qene “Qyteti Europian i Sportit” per vitin 2025 dhe per kete arsye do te kete financim te disa aktiviteteve ne vleren e 80 milione lekeve te vjetra.
Pa lene menjane edhe ato aktivitetet e zakonshme qe zhvillohen çdo vit per gjallerimin e jetes sportive te cilat po ashtu do te financohen nga Bashkia Shkoder dhe gjithashtu do te financoje edhe mirembajtjen e terreneve sportive./www.shkodrasport.com/