Me vetëm një votë kundër dhe 25 vota pro, Asambleja e Përgjithshme shoqërisë aksionere Vllaznia ka miratuar projekt- buxhetin e saj për vitin 2019.
këtë vit, klubi Vllaznia do të harxhojë 976 milionë lekë të vjetra, nga të cilat nga Bashkia Shkodër dhe financime të tjera do arkëtohet 59 për qind e kësaj shume, ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet nga vetë klubi përmes shitjes së lojtarëve, marrjes së reklameve, nga e drejta televizive dhe disa aspekte të tjera.
Në fillim të punimeve të kësaj Asambleje, ka qenë administratori i klubit Suad Lici ai që ka bërë një pasqyrë të këtij buxheti duke shpjeguar edhe projektin se si mendon ta ndërtojë Vllazninë e sezonit të ardhshëm në Superligë.
Ndërkohë, këshilltarët bashkiakë tashmë në rolin e anëtarëve të Asamblesë së klubit, kanë evidentuar punën e mirë që është bërë sëfundi në klub, jo vetëm në rezultate por edhe në rregullimin e bilanceve të tij, megjithatë ka patur edhe prej atyre që kanë kërkuar të vazhdojë kjo punë edhe më tej…
Ndërkohë, disa prej këshilltarëve kanë kërkuar të marrin informacion edhe për procesin e privatizimit të klubit dhe kësaj pyetje, i ka kthyer përgjigje kryebashkiakja Ademi e cila ka perseritur ate çfare ka thene pak dite me pare se tashme ky proces po shkon drejt fundit dhe shume shpejt, do te jete Keshilli Bashkiak qe do te vendose per kete çeshtje te rendesishme.
Pas këtyre diskutimeve, ka ardhur koha e votimit dhe me 98 për qind të votave pro, Vllaznia tashmë e ka të miratuar buxhetin e saj për vitin 2019, buxhet me të cilin do të ngjitet në Superligë dhe do të synojë të paraqitet sa më mirë në të.
© shkodrasport.com