Për të parën herë qysh nga 1 nëntori i 2020, klubi gjerman i Hansa Rostock do kthejë tifozët në tribunë.
Ndryshe nga çdo skuadër tjetër në Gjermani, skuadra e Bundesligës 3 mori miratimin e autoriteteve që të kthejë afro 1 mijë tifozë në stadium, sipas të gjitha rregullave dhe protokolleve anti-covid.
Rostock mori miratimin nga qyteti Mecklanburge, që për duelin e së shtunës ndaj Halleschienit të luaj me tifozë.
Lajmi është konfirmuar nga Hansa, që tregon se para ndeshjes tifozët e pranishëm do t’I nënshtrohen më herët një testi të shpejtë për Covid-19.
Tifozët pritet t’I japin një shtysë më shumë Hansa, që qëndron në pozitën e dytë në kampionat dhe shpreson të ngjitet në Bundesliga 2./newsport/